
Zyrtarët e Flamurtarit do të bojkotojnë sot në shenjë proteste për dënimin e fushës vlonjate me 8 ndeshje pa tifozë, transfertën e Vllaznisë. Në Shkodër ka udhëtuar vetëm skuadra dhe stafi teknik.
Presidenti Sinani Idrizi dhe drejtues të tjerë të klubit nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje. I vetmi që shoqëron ekipin është sekretari i përgjithshëm i klubit, Alfred Ferko. Madje në shenjë proteste nuk do të udhëtojnë as tifozët. Vendimi i klubit mësohet nga “Panorama Sport”. Është vetë presidenti Idrizi që konfirmon vendimin e marrë.
“Në shenjë reagimi ndaj vendimit të Disiplinës në FSHF, asnjë zyrtar i Flamurtarit nuk do të udhëtojë drejt Shkodrës. Nuk është e drejtë që për një incident të dënohet një qytet i tërë. Ekipi nuk do të bojkotojë kampionatin por se si zyrtar do të bojkotojmë çdo aktivitet të FSHF”, është shprehur Idrizi.





