Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Shqipëria ngjitet në vazon e dytë, rrezikohet duel me Kosovën. Ja situata

VETEMSPORT 14.11.2025 2 minutes read
IMG_0423

Shqipëria është bërë skuadra e parë europiane që siguron praninë në play-off të Botërorit 2026 pas fitores ndaj Andorrës. Kuqezinjtë janë matematikisht në vendin e dytë të Grupit K dhe tashmë përgatiten për ndeshjet e muajit mars. 

Në ditët në vijim pritet të përcaktohet edhe pozicionimi i Shqipërisë në short, konkretisht nëse do të jetë në vazon e dytë apo të tretë, në varësi të renditjes së FIFA-s për ekipet e kualifikuara. 

Vazoja e dytë ofron avantazhin e zhvillimit të ndeshjes së parë të play-off në shtëpi, ndaj një kundërshtari të pozicionuar në vazon e tretë. Situata aktuale e vazove ka ndryshuar pas rezultateve të fundit dhe pozicionimi i Islandës përpara Ukrainës ka ndikuar edhe në renditjen e Shqipërisë.

Sipas konfigurimit aktual, kundërshtarët potencialë të Shqipërisë në play-off janë Maqedonia e Veriut, Islanda, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova. 

Ky skenar mund të pësojë ndryshime në varësi të takimeve të mbetura në fazën kualifikuese. Nëse renditja mbetet e pandryshuar, Shqipëria do të siguronte zhvillimin e ndeshjes së parë të play-off në fushën e vet. Aktualisht, vazot janë të strukturuara si më poshtë:

VAZOT:

VAZO 1: Itali, Turqi, Poloni, Hungari

VAZO 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Shqipëri

VAZO 3: Maqedoni e Veriut, Islandë, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

Post navigation

Previous: “A jemi live?!”, Uzuni nuk përmbahet pas fitores 
Next: Skenari, Serbia mund të shkojë në Botëror

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.