Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026 3 minutes read
PEA DUKA

Fulvio Pea ka mbyllur zyrtarisht rrugëtimin e tij si Drejtor Teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit pas një periudhe trevjeçare.

Largimi i italianit vjen pas kërkesës së tij personale, duke cituar nevojën për t’iu përkushtuar detyrimeve familjare pas shtatë vitesh punë larg vendlindjes.

NJOFTIMI I FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit njofton përfundimin e bashkëpunimit me Drejtorin Teknik, Fulvio Pea, i cili ka vendosur të largohet nga detyra për arsye dhe obligime familjare.

Norka Security

Gjatë tre viteve e gjysmë në këtë rol, Pea ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit teknik, në forcimin e programeve të edukimit të trajnerëve dhe në avancimin e projekteve që lidhen me rritjen e cilësisë së futbollit shqiptar në të gjitha nivelet.

Në një prononcim për fshf.org, Fulvio Pea falëndron të gjithë aktorët e futbollit që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij në këtë detyrë, me në krye presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

“E përmbyll pas 3 vitesh rrugëtimin tim në federatë. Ka qenë një rrugëtim intensiv, plot angazhime, por njëkohësisht shumë i këndshëm.

Fatkeqësisht, ndonjëherë duhet të bësh zgjedhje të vështira, si në këtë rast. Kam vendosur të lë mënjanë angazhimet profesionale për t’i dhënë më shumë hapësirë angazhimeve familjare.

Pas 7 vitesh larg Italisë, pas shumë ditë reflektimesh, mendova se ka ardhur momenti të rikthehem dhe t’i afrohem pak më shumë familjes.

Megjithatë, mbetet një eksperiencë shumë e bukur, edhe falë gjithçkaje që kam përjetuar në Shqipëri. Që nga dita ime e parë dhe gjatë gjithë qëndrimit këtu, falë karakteristikës së veçantë të shqiptarëve, që janë shumë mikpritës.

Falënderoj gjithashtu presidentët e klubeve të kampionateve Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë, me të cilët kam punuar dhe kam ndarë disa projekte. Falënderoj stafin e federatës, që ka qenë gjithmonë shumë i gatshëm dhe mirëkuptues.

Falënderoj edhe të gjithë ata që kanë punuar ngushtë me mua, të gjithë bashkëpunëtorët e Drejtorisë Teknike, të cilët më kanë mbështetur në çdo moment.

Një falënderim i veçantë shkon për Presidentin tonë, sepse për mua ka qenë një udhërrëfyes, një “Maestro” i vërtetë. Sugjerimet, këshillat dhe idetë e tij më kanë ndriçuar rrugën e pasuruar dhe kjo do të më ndihmojnë të përballem me sfidat e ardhshme profesionale me më shumë vendosmëri, potencial dhe guxim.

Faleminderit të gjithëve, mirupafshim dhe gjithmonë Forca Shqipëria!”, – tha Pea.

Federata Shqiptare e Futbollit vlerëson profesionalizmin, përkushtimin dhe eksperiencën e tij, si dhe bashkëpunimin korrekt me të gjitha strukturat e institucionit gjatë kësaj periudhe.

Njëkohësisht, Federata i uron Fulvio Peas suksese të mëtejshme në sfidat e ardhshme, duke e falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të zhvillimit të futbollit shqiptar.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri
Next: ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.