
Partizani ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Kamer Qaka, i cili ishte në listën e objektivave edhe të Tiranës.
Prej disa javësh, bardheblutë kishin zhvilluar kontakte me lojtarin, duke e parë si një alternativë për forcimin e mesfushës.
Në fazën përfundimtare të negociatave, Partizani ka ndërhyrë me një ofertë më konkrete. Bëhet me dije se palët kanë mbyllur akordin dhe firmosja pritet të kryhet gjatë ditës së sotme.
Qaka pritet të bashkohet me skuadrën në vijim të merkatos së janarit.
Në këtë transferim ka pasur rol edhe drejtori sportiv i Partizanit, Agim Ibraimi. Lëvizja pritet të ndikojë në përbërjen e mesfushës së ekipit për pjesën e mbetur të sezonit.




