
Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se është anuluar organizimi i “Fan Zone” në Tiranë, për ndeshjen Poloni-Shqipëri.
Sipas njoftimit, shkak për këtë janë bërë kushtet atmosferike të pafavorshme, që priten në Tiranë në ditën e ndeshjes.
“FSHF informon se organizimi i ‘Fan Zone’ në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, i planifikuar për ditën e enjte, më 26 mars 2026, në kuadër të ndeshjes Play-Off për Kupën e Botës mes Polonisë dhe Shqipërisë, anulohet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që priten në Tiranë.
Kjo masë është marrë me qëllim sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve”, thuhet në njoftimin e FSHF.







