Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

“Bombat që do plasë ky…”, Sinan Idrizi shpërthen ndaj Lorenc Trashit: Adresën e shtëpisë…

VETEMSPORT 24.03.2026 2 minutes read
MixCollage-24-Mar-2026-03-08-PM-5130

Përplasja mes Flamurtarit dhe ish-kapitenit Lorenc Trashi ka hyrë në një fazë të re, pas deklaratave të fundit të presidentit Sinan Idrizi.

Kreu i klubit vlonjat ka konfirmuar se vendimi për përjashtimin e mbrojtësit do t’i komunikohet lojtarit me shkrim, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së këtij të fundit.

Idrizi ironizoi paralajmërimet e Trashit për publikimin e fakteve komprometuese, duke e cilësuar lojtarin si një “djalosh” që do të marrë një përgjigje të detajuar.

“Sot do ta marrë vesh zyrtarisht ai me shkrim, edhe adresën e shtëpisë me postë elektronike ia çoj unë me shkrim, meqë e dashka me shkrim ai zotëria. Vendimin do ta kemi sot zyrtarisht, klubi i Flamurtarit është një klub serioz, nuk funksionon në bazë të thashehemeve të shtypi, kafeneve, fejsbukistëve. Është një klub që përpiqet të mbajë përsipër të gjitha përgjegjësitë. Siç i është përgjigjur çdo lojtari, për çfarëdo lloji halli familjar, përfshirë edhe zotin Trashi.

Norka Security

Kur kanë trokitur te klubi dhe presidenti… është një klub që mban dhe kërkon përgjegjësi për çdo gjë. Dhe çfarëdo lloji përgjegjësia, me shkrim ia përsëris këtij djaloshi që do na tregojë bombat që do shpërthejë ky, ky djalosh, ai do ta marrë me shkrim. Do të ketë një përgjigje shumë të detajuar sonte në darkë ai djalë. Kontrata aktuale me Trashin? Do ta merrni sot në darkë përgjigjen”, tha Sinan Idrizi për “Shqipëria Live” në Top Channel.

Post navigation

Previous: Shqipëria eliminohet nga Polonia
Next: E papritur/ FSHF jep lajmin e keq, vjen anulimi para Poloni-Shqipëri

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.