Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

E papritur te Tirana, klubi njofton rikthimin e Vangjel Miles

VETEMSPORT 13.10.2025 2 minutes read
mile

Vangjel Mile është rikthyer zyrtarisht në klubin e Tiranës, këtë herë jo si trajner i ekipit të parë, por në rolin e drejtorit teknik të akademisë.

Klubi bardheblu e ka zyrtarizuar sot rikthimin e tij në këtë detyrë, të cilën Mile e kishte mbajtur edhe më parë. Gjatë verës dhe në fillim të kampionatit, ai kishte drejtuar ekipin e parë, pa arritur të lërë gjurmë.

Pas këtij ndryshimi, drejtimin e skuadrës së parë e ka marrë trajneri italian Roberto Bordin. Në njoftimin zyrtar, Tirana thekson se Mile do të ketë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e akademisë dhe në përgatitjen e talenteve të rinj.

NJOFTIMI I TIRANËS

“KF Tirana Academy njofton rikthimin e z. Vangjel Mile në krye të detyrës si drejtor teknik i akademisë. Mile do të vijojë të kontribuojë në vendim-marrje dhe në zhvillimin e vizionit të madh të klubit, duke rritur talente dhe futbollistë profesionistë. Ai do të jetë gjithmonë aty, i gatshëm për t’i udhëzuar dhe këshilluar drejt suksesit absolut.

Ne nuk bëjmë kompromise me të ardhmen e lojtarëve tanë, prandaj sigurohemi të kemi në organikën tonë vetëm profesionistë.”

Post navigation

Previous: Karton i verdhë për festën me shqiponjë? Duka zbulon përse u ndëshkua Manaj
Next: HISTORIKE/ Shteti me 600 mijë banorë siguron kualifikimin në Botëror

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.