
Ergys Luga do të drejtojë Partizanin B në vijim. Luga do të zëvendësojë Oltijon Kërnajën në Kategorinë e dytë.
37-vjeçari do fillojë menjëherë nga puna me të kuqtë, që janë përpara sfidës me Butrintin, raporton Panorama Sport. Ky takim është rezervuar për të dielën, më 14 dhjetor ora 13:00 te stadiumi “Arena e Demave”.
Trajneri Luga e niste karrierën si futbollist te Dinamo. Më pas në pozicionin e trajnerit drejtonte ekipet e moshave të Flamurtarit, Tiranës dhe Kamzës.
Luga ka kaluar një pjesë të karrierës së tij në Kinë, para se të rikthehej në Shqipëri. Si ndihmës, por edhe trajner, kontribuoi tek Erzeni në periudhën 2024-2025.




