
Familja e Tiranës në zi! Ka ndërruar jetë Astrit Burrelli, në moshën 67-vjeçare.
Burrelli, një figurë historike dhe i kudogjendur në mjediset bardheblu, shërbeu me përkushtim të rrallë si punonjës i stadiumit “Selman Stërmasi”.
Ai njihej për kontributin e tij të palodhur, duke punuar me pasion për ngjyrat e klubit pa kërkuar asnjëherë vëmendje apo merita personale.

Tifogrupi “Tirona Fanatics” reagoi përmes një njoftimi prekës, duke e cilësuar atë si një njeri që i dedikoi jetën dhe zemrën Tiranës.
“Tirona Fanatics shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej atyre që lanë zemrën e jetën duke kontribuar për ngjyrat bardheblu, pa ndjerë kurrë lodhje apo pa kërkuar kurrë merita! Një jetë bardheblu e një jetë dedikuar Tironës!
Pusho i qetë Tit Burreli!”, shkruhej në njoftimin e ultrasve kryeqytetas.



