Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Edi Martini njofton “largimin”: Këtu është e pamundur…

VETEMSPORT 10.01.2026 2 minutes read
martini-676x450

Edi Martini në pozitën e trajnerit të Vllaznisë ka folur për mediat pas fitores 1 – 0 ndaj Pogradecit në “Loro Boriçi”, duel i vlefshëm për fazën 1/8-ave në Kupën e Shqipërisë.

“E vështirë. Pogradeci ka ekip të mirë, pavarësisht se ishin të favorizuar sot sepse kanë 1 javë kohë për të përgatitur ndeshjen tjetër, u fillon kampionati pas një jave. Ne pas 3 ditëve. Ishim të detyruar të mbanim në stol pjesën më të madhe të lojtarëve, ishin 6 lojtarë që nuk ishin në formacionin e parë. 

Gjithsesi u bë ndeshje e vështirë, edhe terreni shumë i rënduar. I rëndësishëm ishte kualifikimi, lojtarët që duhet të mbaheshin pushim dhe të kishin forca për ndeshjen e së mërkurës, kjo ishte më e rëndësishmja për ne sot.

Jam i kënaqur deri diku me djemtë që hynë sot. Janë djem të rinj, që kanë mundësi të mbërrijnë shumë larg. Kanë shumë punë për të bërë, por më kanë dhënë gjëra pozitive.

Aktivizimi i titullarëve dhe Balajt? Futëm 5 lojtarë të formacionit, lamë Krymin që është i gjashti. Ndërruam dhe kishim më personalitet në fushë. Ishin momente që duhet të veprohej më me shpejt se logjika e duhur e lojës. 

Ne kemi hyrë për ide madhore në këtë kampionat. Jemi në të dy frontet, do vazhdojmë deri në fund. Faza në Ulqin? I kënaqur sepse është fushë me bar natyral ku kemi mundësi të stërvitemi. Ushqimi dhe hoteli mjaft mirë, por më e rëndësishme është fusha e stërvitjes sepse me këto reshje që kanë rënë në Shkodër është e pamundur për t’u stërvitur.

Test serioz para Egnatias? Shyqyr Zotit që nuk harxhuam energji më tepër se duhet, ruajtëm lojtarë dhe nuk e dërguam ndeshjen në shtesë. Po të shikoni të gjithë ndeshjet sot, Egnatia apo Elbasani që ka shkuar në shtesë, Tirana që shkoi në shtesë, janë shumë ekipe. 

Të Kategorisë së Parë janë ekipe shumë të forta. Do kthehemi në Ulqin. Këtu është e pamundur për shkak të reshjeve. Nesër do udhëtojmë drejt Ulqinit”, u shpreh Martini.  

Post navigation

Previous: VIDEO/ Anis Mehmeti “makineri” golash, shikoni realizimin e radhës
Next: Ankth për Gjimshitin, transportohet në spital. Zbulohet dëmtimi

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.