Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Egnatia me “5 yje”, Teuta fiton me polemika. Vora ndihet e vjedhur

VETEMSPORT 22.11.2025 2 minutes read
TEUTA

Dy ndeshjet e para të javës së 12-të në Superiore nisën me spektakël.

Egnatia tregoi forcën ndaj Bylisit, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1. Kampionët ishin më kërkues nga fillimi dhe gjetën avantazhin që në minutën e 5-të, pas një autogoli të Kane. I njëjti lojtar u bë protagonist edhe në minutën e 16-të, kur u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Ndrecës, duke lënë miqtë me 10 lojtarë.

Këtë Egnatia e shfrytëzoi në maksimum dhe në minutën e 25-të dyfishoi shifrat me Bakayoko. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta prodhoi edhe më shumë gola.

Në minutën e 49-të, Yahaya realizoi të tretin për Egnatian, duke shtyrë në rrjetë një top nga Ndreca.

Bakayoko plotësoi dopietën personale në minutën e 62-të, duke shënuar nga penalltia, ndërsa pesë minuta më vonë, miqtë shënuan golin e nderit me Muktar.

Ndeshjen e vulosi Buric në minutën e 86-të, kur shënoi edhe të pestin për Egnatian, e cila falë kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 22 pikëve në vendin e tretë.

Bylis renditet në vendin e shtatë me 12 pikë.

Në duelin tjetër, Teuta fitoi minimalisht në “Niko Dovana” ndaj Vorës. Durrsakët iu falën një goli të shënuar nga Blerim Kotobelli në minutën e 68-të, për të marrë 3 pikë të arta.

Në fund Vora ia doli të gjejë barazimin, por goli u anulua. Me këtë sukses, Teuta shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Vora me 4 pikë më pak, mban vendin e gjashtë.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Arbër Hoxha i pandalshëm, shpërthen me dopietë në Kroaci. Shikoni golat
Next: RENDITJA NË SUPERIORE

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.