Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu bën “bingo”, gati shitja e Bismark për shifrën e majme

VETEMSPORT 25.07.2025 1 minute read
Charles Bismark

Nuk luan në Europë, por Skënderbeu di si të fitojë nga Europa! Pak ditë më parë, korçarët huazuan te Vllaznia sulmuesin Charles Bismark.

Ganezi u huazua te shkodranët vetëm për kupat e Europës, ndërsa ka lënë menjëherë shenjë.

Në fitoren e kuqebluve ndaj Vikingur, Bismark ishte një nga më të mirët në fushë, ose ndoshta më i miri. Nga kjo paraqitje e 24-vjeçarit, te Skënderbeu kanë nisur të fërkojnë duart.

LEXO EDHE: E papritur te Vllaznia! Martini “përjashton” lojtarin, gati largimi

“Vetëm Sport” mëson ekskluzivisht se korçarët po përgatisin shitjen e sulmuesit. Paraqitja e shkëlqyer në Europë, shton interesimet dhe bën që juglindorët të rrisin çmimin e lojtarit.

Bismark pritet të shitet këtë verë, me Skënderbeun që pret të arkëtojë rreth 400 mijë euro. Lojtari ka edhe dy vite kontratë me bardhekuqtë, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 250 mijë euro.

E ardhmja e lojtarit duket jashtë Shqipërisë, pasi është e vështirë të mendosh se një ekip në Superiore mund të paguajë këtë shifër për lojtarin.

Post navigation

Previous: Mbrëmje shqiptarësh! Egnatia feston me 2 gola, kampionët “prekin” kualifikimin
Next: Andrea Pirlo rikthehet në stol, zyrtarizohet te skuadra e re

Të ngjashme

egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
Screenshot-2026-04-12-155457
  • Kampionati

VIDEO/ E paprecedentë! Nga fusha në Polici, Telushin e tërheqin me forcë në fugonin e forcave të rendit

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.