Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Elbasani “kap” Vllazninë dhe fundos Flamurtarin, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 14.03.2026 2 minutes read
flamurtari elbasani

Elbasani triumfoi 2-1 ndaj Flamurtarit, në duelin e javës së 28-të në Superiore. Ndeshja në Vlorë kishte gjithçka brenda, ndërsa në fund festuan miqtë, që ngjiten në krye.  

Verdheblutë e nisën ndeshjen shumë mirë, duke gjetur avantazhin pas 5 minutave lojë, me Xhonatan Lajthia, i cili shënoi me kokë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pavarësisht rasteve të shumta. Fraksioni i dytë nisi i zjarrtë. Flamurtari fitoi penallti, për prekje me dorë në minutën e 53-të.

SHIKONI VIDEOT:

Ekzekutimin e mori përsipër Herald Marku, i cili në tentativën e parë u ndal nga portieri Janaçek. Arbitri vendosi përsëritjen e penalltisë, për parregullsi në zonë, por portieri mik bëri sërish heroin, duke ndalur penalltinë për herë të dytë.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Lajthia dyfishoi shifrat për Elbasanin. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, duke shënuar me Ramanin në minutën e 65-të.

Portieri Janaçek u largua me ambulancë nga stadiumi, për shkak të një dëmtimi në dorë. Ndeshja u pezullua për disa minuta.

Pas rifillimit, rezultati nuk ndryshoi më. Elbasani me këtë fitore, ngjitet në krye të renditjes me 52 pikë, po aq sa edhe Vllaznia e vendit të parë. Flamurtari renditet i fundit me 24 pikë.

SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Post navigation

Previous: VIDEO/ E rrallë në Vlorë, lojtari i Flamurtari humb dy herë penalltinë. Shikoni çfarë ndodh
Next: VIDEO/ Sherr masiv pas Flamurtari-Elbasani, policia ndërhyn menjëherë. Shikoni çfarë ndodh

Të ngjashme

laci u-019
  • Kampionati

Skandaloze/ “Dy drejtuesit e Laçit dhunuan lojtarët”, klubi del me reagim

VETEMSPORT 17.03.2026
kategoria superiore final four
  • Kampionati

E zbulon FSHF-ja, mësoni skuadrën e favorizuar për titullin kampion

VETEMSPORT 17.03.2026
IMG_2390
  • Kampionati

E BUJSHME/ Regi Lushkja rikthehet në Superiore, shfaqet në stërvitje

VETEMSPORT 16.03.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

laci u-019
  • Kampionati

Skandaloze/ “Dy drejtuesit e Laçit dhunuan lojtarët”, klubi del me reagim

VETEMSPORT 17.03.2026
Silvinjo-1024x666
  • Kombëtarja

Lista e Kombëtares, Silvinjo heq dilemat. FSHF del me njoftim

VETEMSPORT 17.03.2026
kategoria superiore final four
  • Kampionati

E zbulon FSHF-ja, mësoni skuadrën e favorizuar për titullin kampion

VETEMSPORT 17.03.2026
IMG_2390
  • Kampionati

E BUJSHME/ Regi Lushkja rikthehet në Superiore, shfaqet në stërvitje

VETEMSPORT 16.03.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.