Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Elbasani merr “komandën”, Flamurtari në fund. Ndahen pikët në Dinamo-Teuta

VETEMSPORT 03.11.2025 1 minute read
dhgfdh

Elbasani ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 10-të të Superiores, duke mposhtur minimalisht Flamurtarin në transfertë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me vetëm dy raste të pastra për shënim nga Ramirez dhe Diallo. Në fraksionin e dytë, një goditje nga këndi u shfrytëzua më së miri nga Lajthia, që me kokë shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Flamurtari tentoi disa herë të barazojë, por portieri Janaçek u tregua vendimtar me pritjet e tij. Në minutën e 84-t, një penallti fillimisht e akorduar për vlonjatët u anulua pas verifikimit në VAR.

Me këtë sukses, Elbasani ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në fund të renditjes me pesë pikë.

Në ndeshjen tjetër, Dinamo dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola. Kryeqytetasit luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Maliqit në minutën e 62-të.

Dinamo mban vendin e tretë në renditje me 18 pikë, tre pikë më shumë se Teuta e vendit të pestë.

Post navigation

Previous: 5 gola të shënuar, mbyllet Skënderbeu-Korabi
Next: Shpërthen keq Ilir Daja: Ma hiqni fare atë! Mos më ço zërin mua, s’po flet me shokun tënd

Të ngjashme

Pogradeci-Laci
  • Kampionati

E BUJSHME/ Hapet thesi te klubi i Kategorisë së Parë, presidenti jep 150 mijë euro premio

VETEMSPORT 13.04.2026
bylis dinamo
  • Kampionati

Gola, tension dhe kartonë të kuq! Dinamo i merr vendin Partizanit, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 13.04.2026
bandicam-2026-04-13-17-28-13-746 (1)
  • Kampionati

VIDEO/ Plas keq te Dinamo! Lojtarët zihen me njëri-tjetrin në fushë

VETEMSPORT 13.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Pogradeci-Laci
  • Kampionati

E BUJSHME/ Hapet thesi te klubi i Kategorisë së Parë, presidenti jep 150 mijë euro premio

VETEMSPORT 13.04.2026
bylis dinamo
  • Kampionati

Gola, tension dhe kartonë të kuq! Dinamo i merr vendin Partizanit, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 13.04.2026
bandicam-2026-04-13-17-28-13-746 (1)
  • Kampionati

VIDEO/ Plas keq te Dinamo! Lojtarët zihen me njëri-tjetrin në fushë

VETEMSPORT 13.04.2026
MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.