
Pas një mbledhjeje maratone prej tre orësh këtë të diel, drejtuesit e Flamurtarit kanë vendosur t’i japin një mundësi të fundit trajnerit Francesco Moriero.
Në takimin ku morën pjesë presidenti Sinan Idrizi, legjendat Kreshnik Çipi e Vasil Ruci, si dhe stafi administrativ, u analizua situata e vështirë e ekipit dhe pakënaqësitë pas ndeshjes me Egnatian.
Ndonëse vetë Moriero nuk ishte i pranishëm në mbledhje, ai është informuar se do të vijojë detyrën, por tashmë pa asnjë hapësirë për gabime.
Ky vendim vjen si një tentativë për të ruajtur stabilitetin në grup përpara ndeshjeve vendimtare për mbijetesë, duke pezulluar për momentin planet për një trajner të ri.





