Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati
  • Kombëtarja

Rikthim në Superiore? Jasir Asani largohet nga Irani, sqaron situatën

VETEMSPORT 03.03.2026 2 minutes read
ASANI

Jasir Asani ka konfirmuar largimin nga Irani përmes një postimi në rrjetet sociale, si pasojë e situatës së rënduar të sigurisë në këtë vend.

Sulmuesi i Kombëtares sqaroi se klubi i tij, Esteghlal, ka mundësuar të gjitha kushtet për largimin e tij derisa gjendja të qetësohet. Aktualisht 30-vjeçari mbetet pa aktivitet sportiv, duke ngritur pikëpyetje mbi formën e tij fizike vetëm pak javë para ndeshjes së rëndësishme ndaj Polonisë më 26 mars.

Në mesazhin e tij, Asani u lut për rikthimin e paqes dhe shprehu mirënjohje për dashurinë dhe respektin që i kanë treguar njerëzit në Iran.

Pasiguria mbi kohëzgjatjen e konfliktit ka nxitur spekulime për një rikthim të mundshëm të tij te Partizani në kryeqytet. Ky skenar shihet si një mundësi që lojtari të mbajë ritmin e lojës përpara sfidave “Play-Off” të Kupës së Botës 2026.

“Klubi ka bërë gjithçka që unë të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj që gjërat të qetësohen dhe paqja të rikthehet.

Lutem sinqerisht që gjithçka të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, sepse një vend si Irani me njerëz kaq të mirë që më kanë treguar dashuri dhe respekt meriton të jetojë në paqe”, ka shkruar Asani.

Ditët në vijim do të jenë përcaktuese për të ardhmen e sulmuesit dhe hapat që do të ndërmarrë stafi i Kombëtares për grumbullimin e tij.

Post navigation

Previous: Lorik Cana “tradhton” Shqipërinë, shafqet te kombëtarja tjetër
Next: Tronditet Real Madrid! Sulmuesi mbyll sezonin dhe humb Botërorin

Të ngjashme

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.