
Një ngjarje e rëndë u regjistruar pas ndeshjes së Kupës së Shqipërisë mes Tërbunit dhe Kukësit. Portieri i skuadrës pukjane, Brajan Marku, u arrestuar nga policia pas përfundimit të takimit, pasi goditi për motive të dobëta një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku 22-vjeçari humbi kontrollin dhe reagoi me dhunë ndaj efektivit të rendit, duke shkaktuar tension në ambientet e stadiumit.
Pas ngjarjes, ka reaguar edhe Komisioni i Disiplinës i FSHF-së, i cili në vendimet e sotme ka marrë një masë të ashpër ndëshkimore ndaj portierit.
Në njoftimin zyrtar thuhet: “Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë sportive.”
Ky është një prej dënimeve më të rënda të dhëna këtë sezon, ndërsa rasti pritet të ndiqet edhe në rrugë ligjore nga autoritetet përkatëse.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për klimën e dhunës në futbollin shqiptar, me FSHF-në që ka paralajmëruar politika më të ashpra për parandalimin e episodeve të tilla.




