
Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi-Burreli është shtyrë sërish për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pranisë së dendur të mjegullës.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja do të zhvillohet më 23 dhjetor, në orën 13:00, në Peshkopi.
Takimi ishte planifikuar për tu zhvilluar të shtunën e 20 dhjetorit, por u shty për shkak të mjegullës së madhe.
Ndeshja fillimisht u planifikua për sot, por kushtet atmosferike janë të njëjta dhe është vendosur për të martën.




