Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Fund dramatik dhe 3 realizime! Derbi Skënderbeu-Pogradeci vendoset nga një supergol

VETEMSPORT 07.12.2025 1 minute read
pogradeci skenderbeu

Pogradeci triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Skënderbeut në derbin e juglindjes, në duelin e javës së 15-të në Kategorinë e Parë.

Në Korçë, ishte një ndeshje me dy tablo. Pjesa e parë foli për vendasit, që ishin më kërkues dhe iu afruan golit në disa raste.

Ndeshjen e zhbllokoi i përhershmi Nasër. Egjiptiani shfrytëzoi një krosim nga e djathtë i Vangjelit dhe me një lëvizje të bukur në zonë, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Skënderbeut.

Fraksioni i dytë nisi me Pogradecin më kërkues. Në minutën e 48-të, Kazeem vendosi baraspeshën, pasi përfitoi nga një top i larguar gabim në zonë nga Dwmfour.

SHIKONI RENDITJEN: https://vetemsport.com/kategoria-e-pare-renditja-pas-javes-12/

Në minutat shtesë, Danladi bëri heroin për liqenorët duke shënuar një supergol, për të përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë sukses, Pogradeci ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e parë me 34 pikë.

Post navigation

Previous: Formacionet zyrtare/ Tirana ia beson sulmin djalit të drejtorit sportiv, Partizani blind
Next: VIDEO/ Ernest Muçi nuk di të ndalet, vjen goli i katërt radhazi

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.