Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Gallatë shqiptare/ Vllaznia kujtohet vonë për skemat

VETEMSPORT 13.08.2025 2 minutes read
IMG_8404

Në futbollin shqiptar kemi parë gjithçka, por kjo e djeshmja në miqësoren Vllaznia–Kukësi mund të hyjë në librin e rekordeve të “ideve brilante”. 

Pa të drejta televizive, ndeshja po transmetohej “live” në Facebook nga “VeriuSport” i gazetarit Gasper Marku, një dhuratë e vogël, por me vlerë të madhe për tifozerinë kuqeblu në emigrim, e cila e sheh ekipin vetëm përmes ekranit.

Qindra tifozë nga mbarë bota po shijonin ndeshjen të paktën deri në pushim. Sapo nisi pjesa e dytë, drejtuesit e klubit kujtuan papritur se ndeshja ishte “sekrete” dhe kërkuan ndërprerjen e transmetimit. Arsyeja zyrtare? Ishte një test dhe skemat duhej të mbeteshin në errësirën e misterit, ndonëse në stadium ato po shiheshin live nga dhjetëra sy.

Në futbollin normal, sekreti mbahet duke mbyllur dyert dhe duke lajmëruar paraprakisht. Por në Shkodër, duket se sekreti zbulohet në pjesën e parë dhe mbyllet në të dytën  një risi taktike që, me shumë gjasë, nuk do ta kopjojë askush.

Rezultati? Amatorizëm i pastër dhe një shuplakë për qindra tifozë që u privuan nga mundësia për të parë ekipin e zemrës.

/Shkodra Sot

Post navigation

Previous: Shënohen 7 gola, Vllaznia fiton miqësoren me Kukësin
Next: ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Vetëm Sport”, ja ku do të transmetohet kampionati shqiptar

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.