
Nuk prodhoi fitues dueli mes Bylisit dhe Dinamos, i vlefshëm për javën e 31-të në Superiore.
Ballshiotët e nisën ndeshjen shumë mirë në shtëpi, duke gjetur avantazhin që në minutën e 10-të. Ishte Camara ai që zhbllokoi takimin, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Fraksioni i dytë nisi keq për Bylisin. Në minutën e 54-t, Përndreca u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik.
Dinamo nuk përfitoi nga kjo dhe në minutën e 68-të, në fushë u barazuan forcat, pasi Guadiaby la miqtë me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq.
Teixeira barazoi shifrat në minutën e 82-të, pas një asisti të marrë nga Malomo. Dinamo provoi të përmbyste rezultatin, por pa sukses.
Me këtë barazim, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Bylis mbetet i parafundit me 31 pikë, po aq sa Vora dhe Tirana që qëndrojnë më sipër.




