Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti, ka qenë protagonisti kryesor në takimin e sotëm të Bodrumspor kundër Adana Demirspor.
32-vjeçari arriti të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 11-të, duke shënuar golin e parë të sfidës në transfertë.
Pasi mori topin në zonën kundërshtare, Ajeti goditi menjëherë drejt portës duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.
Ky ishte goli i dytë sezonal për mbrojtësin, i cili luan si titullar i padiskutueshëm edhe në radhët e kuqezinjve.
Ky realizim vjen në momentin e rikthimit të tij në fushë, pasi vuajti një pezullim prej dy javësh për shkak të një kartoni të kuq.







