
Supergoli i shënuar nga Egnatia në barazimin 2-2 ndaj Vllaznisë, në fazën e dytë të kampionatit, vazhdon të bëjë bujë të madhe.
Realizimi i Jaime, pas skemës me Albano Aleksin, është shpërndarë gjerësisht në të gjithë botën.
Së fundmi, faqja e njohur e futbollit “433”, ka postuar një video të Kvicha Kvaratskhelia, me gjeorgjianin që vlerëson me notën 10 realizimin e Egnatias.
Sulmuesi i PSG-së, godet në shenjë, ndërsa thotë se mendon se ky gol mund të jetë shënuar në Shqipëri.





