
Janë zbuluar detaje qetësuese mbi gjendjen shëndetësore të mbrojtësit Saliu Sembene, pas incidentit të ndodhur në minutën e 85-të të ndeshjes kundër Elbasanit.
Sipas raportimeve, lojtari ka pësuar një kolaps të momentit, por ekzaminimet e para konfirmojnë se gjendja e tij tashmë është e stabilizuar.
Bëhet me dije se çdo gjë është në rregull dhe se mbrojtësi nuk ka shfaqur probleme të ngjashme më parë.
SHIKONI VIDEON: https://vetemsport.com/panik-ne-partizani-elbasani/
Ndonëse rënia e tij pa ndjenja në fushë shkaktoi panik dhe solli futjen e ambulancës në stadium, situata është menaxhuar me kujdes nga stafi mjekësor.
Futbollisti do të vijojë të jetë nën monitorim, por aktualisht nuk raportohet për rrezik apo komplikacione të mëtejshme.




