Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Jo vetëm Tirana, ja skuadra tjetër që pritet të luajë në “Selman Stërmasi”

VETEMSPORT 04.09.2025 2 minutes read
1726063753_selmanstrmasibashkiatirane

Tirana po bën përpjekjet e fundit që stadiumi “Selman Stërmasi” të jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit. Punimet për rikonstruksionin e impiantit kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe synimi i klubit bardheblu është që ekipi të kthehet sa më shpejt në shtëpinë e vet, pas një periudhe ku ka qenë i detyruar të luajë në fusha të tjera. 

Dy ditë më parë, punimet u inspektuan nga presidenti Refik Halili, i cili ka dashur të shohë nga afër ecurinë e projektit dhe ritmin e përfundimit të tij. Burime pranë klubit bëjnë me dije se presidenti ka kërkuar që gjithçka të përfundojë brenda afateve të vendosura, në mënyrë që skuadra të mos ketë më pengesa logjistike. Por rikthimi në “Selman Stërmasi” nuk është lajm i mirë vetëm për Tiranën.

Në këtë stadium pritet të luajë edhe Dinamo, që gjithashtu ka qenë e detyruar të zhvendoset në fusha alternative për shkak të mungesës së një impianti të gatshëm në kryeqytet. Kjo do ta shndërrojë “Selman Stërmasin” në një qendër futbolli për dy nga klubet më të vjetër e më të titulluar të vendit. Përveç përmirësimeve në fushën e lojës dhe rrethimin, po punohet edhe për kushte më të mira për tifozët, me synimin që stadiumi të ofrojë një ambient më modern dhe komod për të gjithë.

Post navigation

Previous: Paraqitja zhgënjyese ndaj Gjibraltarit, Bogdani shpërthen në kritika
Next: Shpërthimi i Fakajt: Fytyra skandaloze, e turpshme të veshësh fanellën e Kombëtares dhe…

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.