
Nuk ka qetësi te Partizani. Largimi i trajnerit Skënder Gega, ka trazuar ujërat në kampin e kuq. Drejtuesit janë të detyruar të nisin nga puna, për një timonier të ri.
Koha ështl e limituar, pasi kampionati fillon shumë shpejt.
Ndërsa klubi po shqyrton alternativat për trajnerin e ri, duket se ka gjetur emrin që do të drejtojë provizorisht të kuqtë në ditët e para të përgatitjeve për kampionatin që fillon në mbyllje të gushtit. Mësohet se emri i cili do të drejtojë stërvitjet e Partizanit është Fation Muhameti.

Trajneri i cili në të kaluarën ka drejtuar ekipet e moshave të Partizanit e Tiranës, pritet të drejtojë në ditët e para stërvitjen e të kuqve, derisa në klub të vendoset përfundimisht për trajnerin që do të marrë vendin e lënë bosh nga Gega. Muhameti ka drejtuar ekipet U17 dhe U19 të Partizanit, ndërsa ka qene dhe pjesë e stafeve të përfaqësueseve të moshave në FSHF.




