
Skënderbeu fitoi 2-0 ndaj Ilirisë në ndeshjen e prapambetur të Kategorisë së Parë. Korçarët siguruan tri pikët falë golave të shënuar nga Tayo në fundin e pjesës së parë dhe Çuçka në fraksionin e dytë.
Kjo fitore i rikthen bardhekuqtë te suksesi pas dy humbjeve radhazi në kampionat. Ky takim ishte planifikuar para dy javësh në Fushë Krujë, por u anulua. Vendasit u akuzuan për dhunë ndaj lojtarëve kundërshtarë.
Standings provided by Sofascore
Me këtë triumf, Skënderbeu kryeson renditjen me 37 pikë. liria, nga ana tjetër, mbetet në vendin e pestë me 22 pikë.
Në javën e ardhshme, korçarët luajnë në transfertë ndaj Kukësit, ndërsa Iliria sfidon Besën e Kavajës.





