
Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e 21-të në Kategorinë e Parë.
Në të dyja takimet nuk kishte fitues, pasi u mbyllën në barazime të njëjta, me rezultatin 1-1.
Besa u ndal nga Luftëtari, në një sfidë ku kavajasit vinin si favoritë. Zani i dha avantazhin gjirokastritëve në minutën e 11-të, ndërsa verdhezinjtë barazuan me golin e Bianor në minutën e 72-të.
Në ndeshjen tjetër, mes Burrelit dhe Ilirisë, po ashtu u ndanë pikët. Xhebrahimi zhbllokoi takimin në minutën e 36-të, ndërsa Iliria barazoi me Fofana në minutën e 61-të.
SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA NË KATEGORINË E PARË https://vetemsport.com/kategoria-e-pare-renditja-pas-javes-12/





