Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Këmbanat bien për Tiranën, jo për trajnerët

VETEMSPORT 02.11.2025 2 minutes read
TIRANA

Nga Sfidanti

Ndryshimi i trajnerit, i treti për këtë sezon, nuk përbën më lajm për Tiranën. Është thjesht një lëvizje që nuk habit askënd. Trajneri i radhës, me shumë gjasa, nuk do të ndryshojë asgjë në një skuadër të ndërtuar keq, pa financa dhe pa mbështetjen e një presidence që nuk ka më forcë për t’i bërë gjërat si duhet.

“Kur nuk i bie dot gomarit, i bie samarit”, thotë populli, por në rastin e Tiranës as “samari” nuk bindet më për të bërë përpara. Nuhiu do ta ketë të vështirë t’i japë drejtim një skuadre tashmë të demotivuar, pa objektiv në kokë dhe pa dëshirë në këmbë.

Tirana nuk u ndërtua me një strategji për të ngritur një skuadër konkurruese, por thjesht mbi mundësitë minimale të arkës bardheblu, prej vitesh bosh dhe në gjendje të mjerueshme, me para që askush nuk di nga hyjnë e nga dalin. Këto para shfaqen vetëm sa herë që Refik Halili i shpërndan në dhomat e zhveshjes me rastin e ndonjë suksesi në derbi.

Kjo është Tirana sot: një klub pa bosht, pa kokë e pa këmbë; një krijesë që merr formën e deformuar të peshës së viteve të tëra të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit.

Më e keqja është se edhe tifozët, dikur forca më e zjarrtë dhe shpirti i kësaj skuadre, duken të dorëzuar. Më në fund, Rid Halili ka fituar, dhe ky është i vetmi “trofe” i tij.

Post navigation

Previous: “Dhimbje koke” për Silvinjon, tre lojtarë shqetësojnë para dy ndeshjeve të Kombëtares
Next: Misteri me Bismark, Sinani zbulon si qëndron e vërteta te Vllaznia

Të ngjashme

bandicam-2026-04-13-17-28-13-746 (1)
  • Kampionati

VIDEO/ Plas keq te Dinamo! Lojtarët zihen me njëri-tjetrin në fushë

VETEMSPORT 13.04.2026
MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

bandicam-2026-04-13-17-28-13-746 (1)
  • Kampionati

VIDEO/ Plas keq te Dinamo! Lojtarët zihen me njëri-tjetrin në fushë

VETEMSPORT 13.04.2026
MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.