Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Kërnaja nuk përmbahet: E turpshme ajo që bënë tifozët, mund të kishim fituar 4-0

VETEMSPORT 11.02.2026 3 minutes read
-900-0-1769881827xscreenshot-7-541

Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Elbasanit, në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 0-1 falë një goli në minutën e 94-të të Xhuliano Skukës me penallti. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Oltijon Kërnaja.

“Kemi familjarë, duhet ta bësh ndeshjen ‘mute’. Është turp që 5 mijë tifozë të shajnë një trajner. Me raste me portë bosh dhe vetëm për vetëm me portierin, mund të kishim fituar 3-0 ose 4-0 që në pjesën e parë. Kundërshtari s’ka pasur raste.

Kërkonim thellësinë me Human, kërkonim shumë me atë në zonë. Dy herë shërbeu. Herën tjetër nxorri Sidibe, i cili nxori një aksion të rrjedhshëm. Është një nga lojtarët që vrapon më shumë në Shqipëri, i dimë cilësitë e tij edhe në momentin që zbret poshtë. Ai fitonte superioritetin numerik. Bytyçi bëri një ndeshje shumë të mirë gjithashtu, duke fituar pothuajse çdo dyluftim.

Të gjithë djemtë dhanë maksimumin. Bënë një ndeshje shumë të mirë para 4 ditësh në Ballsh, edhe sot po ashtu. Bytyçi vendosi në vështirësi sulmuesin e tyre kryesor. I përgëzoj djemtë shpresoj që të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e tjera që do të kemi në vazhdim.

Kjo falë edhe stafit tonë që kishim organizuar mirë gjithçka. Na mjaftonte vetëm Toma për të bërë presing, të sakrifikonte pak. Në pjesën difensive duke qenë se Elbasani ka lojtarë të shpejtë, mendova t’na ndihmonin Sidibe dhe Isgandarli. Të gjithë komplimentojnë komplimente, edhe ata që s’kanë luajtur dhe të dëmtuarit. Ata do të rikthehen dhe Partizani do të ecë shumë përpara.

Ishte si kundërpërgjigje, duke parë se Elbasani në linjën e fundit të mbrojtjes futi dy lojtarë që s’janë mbrojtësa. Kasa është lojtar që merret me topin dhe na duheshin dy sulmues. Menduam që mos të merrnim vetëm barazim që e kishim në dorë, por edhe të fitonim. Nuk u fut vetëm Skuka dhe Keko, por edhe Shabani që është sulmues qendror.

Energji për derbin? Ky ekip është agresiv në të gjitha ndeshjet, vrapojnë pafund. Kemi energji edhe për derbin, do futemi për ta fituar sepse këta djem janë burra. Unë flas me superlativa, sepse e di maksimumin që ka ky ekip. Kemi ardhur nga një situatë shumë e vështirë, me vetëm 1 gol me penallti dhe 1 autogol, 4 pikë. Sot ekipi ka volum dhe dëshirë, djemtë kanë dhënë maksimumin”, tha Kërnaja.

Post navigation

Previous: “Dramë” me 2 kartonë të kuq dhe penallti, Skuka nderon Partizanin ndaj Elbasanit
Next: Goditje e rëndë për Brojën, vendimi i fundit “trondit” sulmuesin

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.