
Kosova është eliminua në finalen e “play off”, duke mos arritur të shkojë dot në Botëror për herë të parë në histori.
Dardanët u mposhtën 1-0 nga Turqia në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje shumë të luftuar.
Miqtë patën disa raste, ndërsa Kosova mundësinë më të mirë e kishte me Asllanin në pjesën e parë, por u ndal nga tranversa.
Turqia shkon në Botëror pas 24 vitesh pritje, ndërsa Kosova duhet të presë ende.
KOSOVË-TURQI 0-1
Mbyllet ndeshja.
81′ Muslija provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.
71′ Zëvendësim te Kosova. Largohet Vojvoda dhe në vendin e tij futet Zhegrova.
69′ Akturkollu i lë vendin Barish te Turqia.
66′ Rast i mirë për Kosovën, por nuk shfrytëzohet si duhet.
64′ Calhanoglu shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Gallapenit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
53′ Gol Turqia 0-1. Kokçu godet brenda zonës, ndërsa Akturkoglu e shtyn drejt rrjetës.
46′ Nis pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
45′ Akturkollu godet në kokë Hajrizin. Ka tension në fushë. Lojtari i Turqisë dhe Hajdari ndëshkohen me karton të verdhë.
44′ Tjetër rast për Kosovën, ndërsa Muriqi mundohet të përfitojë. Largon portieri Çakir.
38′ Aksion mjaft i mirë i Kosovës. Vojvoda gabon në momentin e fundit.
34′ Hoxha merr ndihmën e stafit mjekësor te Kosova.
33′ Turqia pranë golit, ndërsa Jilldiz edhe mund të fitonte penallti. Shpëton Kosova.
29′ Asllani provon me një gjuajtje mjaft të bukur nga distanca, por portieri Çakir arrin ta ndalë. Topi rikthehet te Muriqi, i cili nuk gjen dot portën.
27′ Kokçu provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon pranë portës.
24′ Rast i mirë për Kosovën, por pasimi i Asllanit nuk shkon te Muriqi.
14′ Tjetër rast për Turqinë. Topi mbetet në zonë ku më pas largon Vojvoda.
10′ Turqia pranë golit. Shpëton Kosova, pasi topi i Jilldiz devijohet dhe përfundon në këndore. Vojvoda dhe Muriç nuk kuptohen bashkë.
3′ Tentativa e parë nga Turqia. Akturkollu provon nga distanca, pasi fillimisht kishte gabuar Muriç në pasim. Ky i fundit kontrollon pa problem.
0’- Starton sfida!







