Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Tirana “fundos” Partizanin, bardheblutë marrin fitoren e parë me 3 gola në derbi

VETEMSPORT 03.10.2025 3 minutes read
TIRANA

Tirana i ka dhënë fund krizës se rezultateve negative. Bardheblutë triumfuan 3-0 në derbin ndaj Partizanit, në një ndeshje pa shumë histori.

Sukses i rëndësishëm për 26 herë kampionët e vendit, që kalojnë krizën te rivalët e kryeqytetit.

Sfida nisi e qetë nga të dyja ekipet, që në minutat e para u kujdesën për të mos pësuar. Megjithatë baraspesha zgjati deri në minutën e 19-të. Falaye përfitoi nga një top i marrë në zonë dhe i harruar nga mbrojtja e Partizanit e ndali topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Tiranës.

Pavarësisht epërsisë, bardheblutë nuk i ndalën sulmet. Në minutën e 30-të, Patatsia fitoi penallti, pas një ndërhyrje të gabuar të Albion Markut në zonë.

Ekzekutimin e 11 metërshit e mori përsipër vetë gjeorgjiani, i cili u tregua i saktë dhe dyfishoi shifrat për ekipin e Roberto Bordin.

Trajneri i Partizanit provoi me disa lëvizje në formacion, por nuk dhanë efekt në fushë. Goditjen përfundimtare të kuqve ua dha Tabeku. Sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe me një gjuajtje të shkëlqyer e ndali topin në fundin e rrjetës.

Me avantazhin 3-0, Tirana nuk e kishte të vështirë për të menaxhauar fitoren. Bardheblutë shijojnë fitoren e parë sezonale dhe ngjiten në vendin e tetë me pesë pikë, një më shumë se Partizani, që zbret në vendin e parafundit dhe konfirmon krizën.

Për “demat” kjo është humbja e katërt radhazi dhe mund t’i kushtojë stolin trajnerin Milinkoviç.

PARTIZANI-TIRANA 0-3

Komenti live:

Mbyllet ndeshja.

73’- Goool Tirana 0-3! Nuk ndalen bardheblutë. Tabekou shënon edhe golin e tretë. Partizani nuk ka shpresë.

49’ Fernandez ka mundësinë të dalë në sulm nga e majta i vetëm me një kundërzbritje të shpejtë, gjuajtja e tij ndalet nga Qirko.

45′- Nis pjesa e dytë.

31’- Gooool Tirana! 2-0 për bardheblutë. Mesfushori gjeorgjian nuk gabon.

29’- Penallti për Tiranën. Ndërhyrje e gabuar nga Albion Marku ndaj Patatsia. Hamiti akordon penallti, por pret VAR-in për vendimin përfundimtar. Topin e merr Patatsia për të gjuajtur.

20’- Gooool! Tirana kalon në avantazh, Falaye ndëshkon Partizanin.

11’ Hjuman harkon në zonë një goditje dënimi, Soler largon rrezikun para Tafas.

7’ Garsia harkon një top në zonë për Bintsuka i cili devijon me kokë, por gjen Tafas të vëmendshëm në pozicion.

Starton derbi. Luhet vetëm për fitore.

/CNA

Post navigation

Previous: Ndizet derbi, drejtori i Tiranës “tallet” me fanellën e Partizanit
Next: Partizani-Tirana, koreografitë e dy tifozerive

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.