Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Kryeqyteti vishet i kuq! Partizani “fundos” Tiranën

VETEMSPORT 07.12.2025 2 minutes read
partizani

Partizani triumfoi 2-0 ndaj Tiranës, në derbin e kryeqytetit. Një sukses i rëndësishëm për të kuqtë, ndërsa bardheblutë vazhdojnë të vuajnë problemet dhe renditen në fund.

Partizani e nisi vrullshëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 7-të me Human. Reagimi i Tiranës ishte i vakët në pjesën e parë, duke mos rrezikuar asnjëherë portën e Qirkos.

Në fraksionin e dytë, goditjen përfundimtare e dha Xhuliano Skuka, i cili shënoi të dytin në minutën e 66-të, pasi u fut nga stoli.

Përsëri reagimi i Tiranës mungoi, ndërsa rrezikuan të pësonin edhe të tretin. Me këtë sukses, Partizani ngjitet në kuotën e 20 pikëve, në vendin e gjashtë.

Tirana mbetet në fund të renditjes me 7 pikë dhe kriza duket se nuk ka fund.

TIRANA-PARTIZANI 2-0

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida.

66- GOOOL. Skuka dyfishon shifrat dhe siguron fitoren e Partizanit.

63- Partizani realizon me Isgandarli, por anulohet goli.

60- Ismaili rrëzohet në zonë, asgjë nuk ka. Vijon lojën arbitri.

51- Tirana në sulm. Mbrohet mirë Partizani.

46- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

34- Tabeku gjuan me kokë, nuk kordinohet si duhet.

21- Mundësi për Tomën. Gjithsesi pozicion jashtë loje.

15- Lojë e ashpër në mesfushë. Fitojnë faull bardheblutë. Ekipi i Nuhiut kërkon të gjejë hapësira, e ka të pamundur.

14’ Tabeku nga e djathta nis një harkim në qendër ku Tare nuk mund të arrijë.

13’ Haxhiu merr topin nga e majta dhe gjuan menjëherë, duke dërguar sferën mbi traversë.

7’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Hjumën i cili i vetëm para Tafas dërgon sferën në rrjetë.

3’ Vera harkon nga e djathta e sulmit, çon sferën direkt në duart e Qirkos.

Starton sfida.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Ernest Muçi nuk di të ndalet, vjen goli i katërt radhazi
Next: VIDEO/ Muçi kompleton dopietën, shënon një tjetër “perlë”. Shijoni supergolin

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.