
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka bërë gati formacionin ndaj Polonisë. Strakosha në portë, i ndihmuar nga Mitaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Hysaj në mbrojtje.
Mesfusha do i besohet Asllanit dhe Shehut, ndërsa para tyre do të luajë Qazim Laçi.
Në qendër të sulmit është projektuar Myrto Uzuni, ndërsa nga krahët do të jenë Bajrami në të majtë dhe Asani në të djathtë.
Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti pritet ta nisin ndeshjen nga stoli, por mund të aktivizohen në pjesën e dytë, së bashku me Brojën.







