Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Nuk ka Botëror për Shqipërinë! Polonia na mposht me përmbysje

VETEMSPORT 26.03.2026 2 minutes read
vlcsnap-2026-03-26-22h46m35s877

Ëndrra e Kombëtares Shqiptare për një kualifikim historik në Botërorin 2026 është shuar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Narovodi”. Në një sfidë dramatike të fazës play-off, kuqezinjtë u mposhtën 2-1 nga Polonia me përmbysje, pavarësisht një loje ku meritonin shumë më tepër se rezultati final.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për djemtë e Silvinjos, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 42-të falë një goditjeje të saktë të Arbër Hoxhës.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, por minuta e 54-t rezultoi pika e kthesës: Nedim Bajrami humbi një mundësi të artë, me një penallti në lëvizje, duke dështuar të dyfishonte shifrat. Nëntë minuta më vonë, Robert Leëandoëski ndëshkoi kuqezinjtë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Shqipëria nuk u dorëzua dhe në minutën e 74-t, Stavro Pilo doli i vetëm përballë portierit polak, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Si një ligj i pashkruar i futbollit, në aksionin pasardhës, Piotr Zielinski shënoi golin e përmbysjes për polakët. Pavarësisht përpjekjeve deri në sekondat e fundit, rezultati mbeti i pandryshuar, duke i dhënë fund rrugëtimit tonë drejt Amerikës së Veriut në një natë plot pengje.

Post navigation

Previous: HISTORIKE! Kosova kualifikohet në finalen e “play off”, triumf pas 7 golave
Next: Silvinjo surprizon me deklaratën: Nuk jemi Brazili! E ardhmja? E kemi kundër…

Të ngjashme

-900-0-1718704713xasani-318
  • Kampionati
  • Kombëtarja

Pritej te Partizani, Jasir Asani shfaqet te skuadra tjetër e Superiores

VETEMSPORT 05.04.2026
UZUNII
  • Kombëtarja

VIDEO/ Uzuni shpërthen para Messit dhe Suarez, sulmuesi i mahnit të gjithë

VETEMSPORT 05.04.2026
shqiperi kosove
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Shqipëria dhe Kosova përballen me njëra-tjetrën para Botërorit

VETEMSPORT 03.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

1685046584677_b106cb1f-c1d9-4d72-8a06-5243c2c69870.1080
  • Bota

ZYRTARE/ 5 javë para fundit, skuadra e njohur fiton titullin

VETEMSPORT 05.04.2026
Klinsman Yamal Musiala
  • Bota

“Yamal dhe Musiala në Serinë B italiane”

VETEMSPORT 05.04.2026
vora teuta
  • Kampionati

Një gol vendos Vora-Teuta, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 05.04.2026
besa luftetariii
  • Kampionati

5 gola dhe 2 kartonë të kuq, e pabesueshme çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 05.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.