Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Silvinjo surprizon me deklaratën: Nuk jemi Brazili! E ardhmja? E kemi kundër…

VETEMSPORT 26.03.2026 2 minutes read
vlcsnap-2026-03-26-23h47m37s326

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli pas ndeshjes, ku kuqezinjtë u mposhtën 2-1 nga Polonia.

Në prononcimin e tij pas ndeshjes, braziliani u shpreh se është krenar për ekipin, ndërsa nuk preferoi të komentonte për të ardhmen.

“Nuk më pëlqen të humbas. Më jep kënaqësi ajo që ka ndodhur në fushë, sepse jemi përballur si të barabartë me një skuadër të madhe. Kjo na tregon që jemi rritur shumë dhe kemi fituar shumë eksperiencë.

I tillë është futbolli. Nuk është shumë e mundur të punohet me kaq pak hapësirë kohe. Besoj se kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Nëse i rikthehemi ndeshjes së Polonisë 4 vite më parë, janë të njëjtët lojtarë që kanë shënuar. Të luash në mënyrë të barabartë me ta është një gjë shumë e mirë.

Duhet të kemi durim. Nëse kthehemi tre vite më parë, askush nuk do e mendonte që Shqipëria do të shkonte në Europian dhe më pas në play off-et e Botërorit. Unë nuk kam çfarë i them lojtarëve. Jam shumë i lumtur me atë që kanë bërë.

A do të vazhdoj pas korrikut? Tani nuk mund të mendoj për këtë gjë. Duhet të fokusohem te ndeshja e ardhshme. E kam parë, e kemi kundër Ukrainës.

Ne kemi shkuar në Europian dhe kemi luajtur me lojtarë që ishin jashtë skuadrës me klubet e tyre. Ky është realiteti ynë. Mendoj se kanë luajtur më të mirët për ne. Ne nuk jemi Brazili që të zgjedhim atë që luan më shumë minuta. Besoj se kanë luajtur lojtarët që për ne janë të mirë dhe kanë dhënë më të mirët. Jam shumë krenarë për të gjithë lojtarët e mi. Të vish me pak minuta dhe të luash në mënyrë të barabartë në një ndeshje kualifikuese Botërori, për mua është gjë e madhe”, u shpreh Silvinjo.

Post navigation

Previous: Nuk ka Botëror për Shqipërinë! Polonia na mposht me përmbysje
Next: Moment i vështirë për Bajramin, lojtari merr vendimin…

Të ngjashme

komb
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Mesfushori lë Italinë, Maran e merr te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 26.05.2026
marani dhe duka
  • Kombëtarja

Lista e Kombëtares, risi në debutim nga trajneri Maran

VETEMSPORT 26.05.2026
Mario Mitaj
  • Bota
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Vendim drastik tek Al Ittihad, feston Mario Mitaj

VETEMSPORT 25.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026
komb
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Mesfushori lë Italinë, Maran e merr te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 26.05.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 26.05.2026
marani dhe duka
  • Kombëtarja

Lista e Kombëtares, risi në debutim nga trajneri Maran

VETEMSPORT 26.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.