Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Nuk ka dyshime! Ja me sa ekipe do të përfaqësohet Shqipëria në Europë për dy vitet e ardhshme

VETEMSPORT 01.08.2025 2 minutes read
superiore-uefa

Fitorja e Egnatias dhe barazimi i Dinamos në ndeshjet e kthimit të Ligës së Konferencës, i kanë vendosur vulën faktit që edhe të paktën për dy edicionet e ardhshme, Shqipëria do të përfaqësohet nga katër skuadra në kompeticionet e UEFA-s.

Rreziku është shmangur përfundimisht edhe për edicionin 2027-2028, si pasojë e pikëve të siguruara nga klubet shqiptare, por edhe eliminimit të skuadrave të kampionateve të tjera që janë poshtë Shqipërisë në renditjen e UEFA-s.

LEXO EDHE: “Bingo” në Europë, zbulohet sa kanë arkëtuar Dinamo dhe Egnatia

Shqipëria për momentin mban vendin e 45-të në renditjen e UEFA-s, por Andorra, Mali i Zi, Gjeorgjia dhe Uellsi që gjenden poshtë saj, kanë të gjitha klubet e eliminuara dhe kësisoj nuk mund të kapërcejnë në renditje. Njëkohësisht, Gjibraltari dhe San Marino që kanë ende ekipe në garë, janë shumë larg sa u përket pikëve ndaj e kanë të pamundur të rikuperojnë aq sa për të kaluar Shqipërinë dhe rrëzuar këtë të fundit poshtë vendit të 50 ku është “vija ndarëse”.

Ndaj mund të thuhet se edhe për dy sezonet e ardhshme, Shqipëria do të vazhdojë të përfaqësohet me katër skuadra në arenën ndërkombëtare, duke shmangur humbjen e një ekipi që do të ishte katastrofik për futbollin në vendin tonë që siguron një pjesë të madhe të të ardhurave nga pjesëmarrja në kompeticionet ndërkombëtare.

/Panoramasport

Post navigation

Previous: “Bingo” në Europë, zbulohet sa kanë arkëtuar Dinamo dhe Egnatia
Next: Skandali/ Tifozët shpalosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.