
Vllaznia dhe Dinamo janë ndarë në një barazim pa gola 0-0 në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e javës së 29-të të Superiores.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku një penallti e akorduar për Vllazninë u anulua nga VAR-i në minutat e para.
Gjatë pjesës së parë, Bregu dhe Berisha rrezikuan seriozisht portën e Pohls, ndërsa Bismarkut iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.
Shkodranët kontestuan fort vendimet e gjyqtarit për dy raste të dyshimta në zonën e Dinamos, por loja vazhdoi pa ndërhyrjen e VAR-it.
Në fundin e takimit, Bismark humbi një mundësi të artë pas asistit të Malës, duke mos gjetur dot rrjetën.
Ky barazim e rikthen Vllazninë në krye të klasifikimit me 53 pikë, po aq sa Elbasani i vendit të dytë.
Dinamo mbetet në vendin e pestë me 40 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për zonën e lartë të tabelës.
SHIKONI RENDITJEN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE
/CNA





