
Klubi i Partizanit po shqyrton mundësinë e huazimit të dy lojtarëve të akademisë, portierit Skandër Tahri dhe mbrojtësit Amdi Diallo, te skuadra e Luftëtarit.
Portieri 21-vjeçar, Tahri, nuk ka gjetur hapësira në ekipin e parë këtë sezon, pasi aktualisht preferohen Qirko dhe Hoxha. Diallo, mbrojtësi 19-vjeçar nga Senegali, është aktivizuar me ekipin B dhe ekipin U-19, ku ka shënuar edhe një gol.
Luftëtari, që militon në Kategorinë e Parë, ka shprehur interes për shërbimet e tyre me qëllim forcimin e organikës për pjesën e mbetur të kampionatit. Ky lëvizje synon t’u japë lojtarëve mundësinë për të fituar më shumë përvojë në një nivel më të lartë gare.
Partizani deri më tani ka konfirmuar zyrtarisht vetëm largimet e Judah Garcias dhe Victor Da Silvës. Klubi i kuq ka përdorur një numër rekord prej 34 lojtarësh që nga fillimi i sezonit në korrik.





