Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Opinion nga Luan Shpuza/ Vllaznia në krizë: Kur pasioni i qytetit ndeshet me mungesën e përgjegjësisë

VETEMSPORT 15.12.2025 3 minutes read
Luan Shpuza Vllaznia

Është për të ardhur keq që Vllaznia nuk është më ajo e javëve të para. Nuk është më ai ekip kompakt te i cili besuan të gjithë shkodranët, me bindjen se “ky është viti ynë” dhe se ëndrra e titullit kampion ishte reale.

Merkato cilësore, trajneri, drejtori teknik, një dyshe kampionësh si lojtarë, Martini dhe Sinani, krijuan shpresën se Vllaznia ishte në duar të sigurta, në duar njerëzish që e kanë klubin në zemër.

Pasioni i tyre dhe harmonia mes ekipit, lojtarëve dhe tifozërisë ishte e dukshme deri para rreth katër javësh. Sot, qartazi, diçka nuk po funksionon te kjo Vllaznia 1919.

Një tjetër sinjal shqetësues është mungesa e Presidentit në tribunë në disa ndeshje, qëndrimi i tij larg ekipit dhe mungesa e pranisë në momente të vështira. Harmonia mes Presidentit, stafit teknik, lojtarëve dhe klubit është thelbësore. Është normale të ketë ngritje e ulje në rezultate dhe lojë, por ato kërkojnë analizë, reflektim dhe korrigjim brenda “familjes Vllaznia”.

Për mendimin tim, Vllaznia ka zëra dhe probleme serioze ekonomike. Sponsorë të rëndësishëm si Ardit Kraja, Bavaria, SIGAL e të tjerë janë larguar. Flitet se shkaku është mungesa e korrektësisë në marrëdhëniet kontraktuale nga ana e Presidentit. Zoti Xhaferi, i përkëdhelur në privatizimin e Vllaznisë nga ish-kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, sot po tregon paaftësi në drejtimin e klubit që mbahet me taksat dhe ndjenjat e një qyteti të tërë.

Ka ardhur koha të shikoni veten në pasqyrë, ju dhe juristi juaj, që hartoni kontrata të gabuara dhe e dërgoni klubin çdo vit drejt gjobave nga UEFA. Vllaznia nuk është pronë private, as mjet për imazh personal nëpër studio televizive.

Problemi nuk janë Martini, Sinani apo sportistët. Janë vetë strukturat drejtuese. Madje, edhe brenda klubit dhe mes lojtarëve, me zë të ulët, gishti drejtohet nga ju. Tifozëria e zjarrtë, që e ndjek Vllazninë me sakrifica kudo, është zhgënjyer thellë.

Nëse nuk e keni më mendjen te ekipi, hapni një ankand dhe shiteni klubin në janar. Mos e mbani peng ekonomikisht dhe emocionalisht. Vllaznia nuk është minierë parash: nuk mund të mjelet kur fiton dhe të braktiset kur ka luhatje.

Me futbollin nuk bëhet “kos me ujë”. Nuk luhet me ndjenjat e një qyteti dhe me lojën e shenjtë për shkodranët.

Suksese Vllaznisë, Martinit, Sinanit dhe lojtarëve. Jo ju, zoti President. Ka ardhur koha të largoheni.

Post navigation

Previous: “Ku e keni gjetur këtë budalla?!”, Rudi Vata “zbërthehet” në emision
Next: Kriza te klubi i Serisë A, Pioli drejt stolit

Të ngjashme

MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.