Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Partizani për mbijetesë, “demat” zhgënjejnë sërish

VETEMSPORT 04.11.2025 2 minutes read
Partizani Vora

Partizani vazhdon momentin e vështirë. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Vorës në stadiumin “Arena e Demave”, në duelin e javës së 10-të në Superiore.

“Demat” e nisën vrullshëm takimin, duke rrezikuar disa herë. Skuka provoi me një gjuajtje të fortë në minutën e 14-të, por u ndal nga portieri Ruçi.

10 minuta më vonë, Kote provoi me një gjuajtje nga jashtë zone, por nuk kishte saktësinë e duhur. Në fund të pjesës së parë, Partizani humbi sulmuesin Skuka, i cili u dëmtua dhe u largua nga fusha i përlotur.

Pak minuta para mbylljes së fraksionit, Vora iu afrua avantazhit me një gjuajtje të Adeloye, që u ndal nga portieri Qirko.

I njëjti autor iu afrua golit edhe në fillimin e pjesës së dytë, por gjuajtja me kokë shkoi mbi portën e Qirkos.

Toma tentoi supergolin në minutën e 62-të me roveshatë, me topin që shkoi larg portës. Të njëjtin fat kishte edhe Tabaku në krahun tjetër, i cili pa gjuajtjen e tij të shkonte mbi traun e portës.

Në minutat e fundit, Partizani u shfaq më kërkues, Isgandarli dhe Janjeva ishin pafat, kur panë gjuajtjet e tyre të shkonin ngjitur me shtyllën.

Mbrojtësi iu afrua golit edhe në fund, por këtë herë u ndal nga tranversa. Në fund, dy ekipet u detyruan të kënaqen me nga një pikë.

Partizani mban vendin e tetë me 9 pikë, ndërsa Vora renditet një vend më sipër, me dy pikë më shumë.

Post navigation

Previous: Spektakël, 4 gola, karton i kuq e penallti! Egnatia-Vllaznia prodhon gjithçka, por jo fitues
Next: Vllaznia në krye, Tirana e Partizani për mbijetesë. Shikoni renditjen

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.