Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

“Plas” te klubi në Shqipëri, trajneri kundër presidentit: Shihemi në gjyq, bën pazare…

VETEMSPORT 21.12.2025 3 minutes read
1662223072_flamurtari

Luzi 2008 nuk gjen qetësi, madje situata duket se do të përfundojë në dyert e gjykatave. Trajneri Bledi Kadiu ka paralajmëruar se nuk do të stepet për të kërkuar të drejtën si dhe për të pastruar emrin e tij nga akuzat e hedhura nga kreu i klubit të Luzit.

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, trajneri Bledi Kadiu ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat e presidentit të Luzi 2008, Albert Lusha. Ai pohon se të gjitha janë shpifje dhe përpjekje për të mbuluar situatën me pagat e padhëna, ndërkohë që shprehet se presidenti ka bërë pazare në dëm të ekipit dhe së fundi edhe shantazh.

“Janë të gjitha shpifje. Deklarata e Lushës është krejtësisht e pavërtetë. Ai është përpjekur që të më dëmtojë mua personalisht dhe t’u bëjë presion lojtarëve që të kthehen në stërvitje. Që të largohet një trajner nga një ekip është diçka normale, por shpifjet dhe presionin nuk ia fal presidentit. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore në këtë rast, sepse më është dëmtuar imazhi. Të gjithë duhet të dinë të vërtetën dhe pastaj le të gjykojnë. Te Luzi kam marrë lojtarë të rinj dhe kam ndërtuar një ekip për të ardhmen. Jam përballur me ndërhyrjet e vazhdueshme të presidentit në çdo vendim të stërvitjes, ndeshjeve, formacionit dhe zëvendësimeve. Ekipi kaloi tre muaj pa marrë asnjë rrogë dhe këtu nisën problemet. Presidenti gjente gjithmonë arsye për të mos dhënë pagat dhe madje më bënte presion mua dhe lojtarëve.

Po ju them se ka bërë edhe pazare e favorizime në dëm të ekipit, duke përfituar nga lojtarët. Disa lojtarë kërkonin të luanin për interesa të jashtme financiare, por nuk kam lejuar të ndodhin këto gjëra. Lojtarët e dinë shumë mirë kush është trajneri dhe kush presidenti. Presidenti ka kërcënuar stafin teknik dhe lojtarët, ka sulmuar ata që thonë të vërtetën. Le t’i provojë presidenti ato që thotë kundër meje… E ka metodë pune që të sulmojë të tjerët për të mbrojtur interesat e tij, paaftësinë e tij drejtuese. Lojtarët kanë besuar tek unë dhe te puna që kemi bërë bashkë këto muaj. Nuk e ndjekin presidentin, sepse e dinë rrezikun që vjen nga ai person. Ai president nuk meriton të drejtojë një skuadër, është rrezik për lojtarët dhe futbollin shqiptar. Kam punuar në kushtet mjaft të vështira, ekipi nuk ka doktor. Ka një doktor fiktiv, që i shënohet emri në ndeshje, në stërvitje nuk ka pasur asnjëherë mjek. Nuk lejoj kurrsesi që të njolloset emri im nga një person shpifës e shantazhues. Siç e thashë, do tas ndjek çështjen në organet përkatëse ligjore”, ka shpjeguar trajneri Kadiu.

Post navigation

Previous: Magani “ringjall” Besën, Skënderbeu vuan në Kukës. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
Next: VIDEO/ U largua nga Partizani, sulmuesi shpërthen me tripletë golash

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.