
Mesfushori Endri Çekiçi është transferuar drejt kampionatit irakian te skuadra Zakho.
Sipas raportimeve, futbollisti 29-vjeçar ka nënshkruar një kontratë që do të jetë e vlefshme deri në përfundim të këtij sezoni.
Kjo marrëveshje mbyll mundësinë e transferimit të lojtarit te klubi i Tiranës gjatë merkatos dimërore. Zyrtarizimi i këtij kalimi parashikohet të ndodhë brenda ditës së sotme.
Klubi i ri i Çekiçit, Zakho SC, bën pjesë në elitën e futbollit në Irak. Aktualisht, kjo skuadër renditet në vendin e nëntë të klasifikimit të përgjithshëm.
Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare do t’i bashkohet menjëherë grupit të lojtarëve në ekipin e tij të ri.




