
Kombëtarja shqiptare ka nisur stërvitjen e parë, për ndeshjet e “play off” të Botërorit. Në stërvitjen e parë mungonin tre lojtarë.
Bëhet fjalë për Nazmi Gripshin, Myrto Uzunin dhe Ylber Ramadanin. Dy të parët mungojnë për shkak të largësisë dhe skuadrave ku luajnë, ndërsa Ramadani për shkak se u aktivizua mbrëmë me Leçen ndaj Romës.
Në stërvitje bie në sy prezenca e shumë lojtarëve nga Superiorja, për të plotësuar grupin. Është Elmando Gjini i Vllaznisë, Artan Jazxhi, Muço Boçi dhe Xhoele Maçolli, lojtarë që kanë spikatur në kampionat dhe trajneri i ka pasur në listat e gjera.
Kanë qenë prezent dy risitë, Bujar Pllana dhe Stavro Pilo.
Kombëtarja do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Polonisë në Varshavë më 26 mars, ndërsa në rast fitoreje, do të luajë finalen e madhe për kualifikimin në Botëror, ndaj fituesit të Ukrainë-Suedi më 31 mars.







