
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fazës “play-off” për Botërorin 2026 kundër Polonisë me uniformën e tretë, atë me ngjyrë të zezë.
Ky vendim vjen pasi UEFA ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për të përdorur fanellën tradicionale kuqezi në takimin e Varshavës.
Ndeshja do të zhvillohet më 26 mars në stadiumin “PGE Narodowy” dhe do të nisë në orën 20:45. Historikisht, ngjyra e zezë ka rezultuar fatsjellëse për përfaqësuesen shqiptare në përballje vendimtare në transfertë. Kujtojmë fitoren 0-3 ndaj Armenisë në vitin 2015, e cila vulosi kualifikimin e parë historik në një Kampionat Evropian.
Gjithashtu, me këtë uniformë Shqipëria arriti fitoren e parë në grupet e një Evropiani kundër Rumanisë dhe siguroi kualifikimin për Euro 2024 në Moldavi. Edhe në turneun e fundit në Gjermani, kuqezinjtë morën një pikë historike ndaj Kroacisë duke mbajtur veshur pikërisht fanellën e zezë. Tashmë shpresohet që kjo traditë pozitive të vijojë edhe në testin e rëndësishëm në tokën polake.





