
Gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme te Vllaznia, është regjistruar një përplasje mes mbrojtësit Melos Bajrami dhe sulmuesit Charles Bismark.
Incidenti nisi pas një ndërhyrjeje të gabuar në fushë, e cila pasoi me një debat verbal dhe shtyrje fizike mes dy futbollistëve, raporton “TCH”.
Situata u stabilizua pas ndërhyrjes së menjëhershme të pjesës tjetër të skuadrës, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Kjo ngjarje vjen në një moment të rëndësishëm për ekipin shkodran, i cili po përgatitet për ndeshjen e së shtunës në transfertë kundër Partizanit.
Aktualisht, Vllaznia kryeson renditjen e Kategorisë Superiore me 53 pikë, po aq sa Elbasani i vendit të dytë. Pavarësisht incidentit, stërvitja ka vijuar rregullisht në kuadër të përgatitjeve për sfidën e javës së ardhshme.




