Elbasani ka arritur një kualifikim historik në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Partizanin me rezultatin 1-3 direkt në “Arena e Demave”.
Ndeshja, e cila dhuroi përmbysje dhe emocione të forta, u mbyll me tension të lartë pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit Eldorjan Hamiti.
Protagonistë të një përplasjeje fizike dhe verbale ishin mbrojtësi i Elbasanit, Emiljano Musta (ish-lojtari i Partizanit), dhe Saliu Sembene i të kuqve.
Situata u përshkallëzua shpejt në fushë, duke detyruar anëtarët e stafeve teknike dhe lojtarët e tjerë të ndërhynin për të shmangur një sherr masiv.
Pavarësisht tensionit, festa i takoi verdhebluve, të cilët treguan superioritet në fushë duke siguruar një biletë mes katër ekipeve më të mira të kompeticionit.
Për Partizanin, ky eliminim vjen si një goditje e rëndë, duke mbetur jashtë një prej objektivave kryesorë të sezonit.








