
Vllaznia ka kaluar në avantazh ndaj Egnatias, në ndeshjen e javës së parë në Superiore.
Erdenis Gurishta i ka dhënë avantazhin shkodranëve në minutën e 19-të. Mbrojtësi shënoi me kokë, pas një dalje të gabuar të portierit Dajsinani.
Start i shkëlqyer i Vllaznisë, që ishte dominuese në minutat e para të takimit.
Në minutën e 23-të, Edi Martini u ndëshkua me karton të kuq për protesta.