Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

3 vite burg për tifozët që mbajnë flakadanë në stadium

VETEMSPORT 30.07.2025 3 minutes read
MixCollage-30-Jul-2025-06-10-PM-9556

Draft-projekti për Kodin e Ri Penal ka shkaktuar shumë reagime kritike nga profesionistët dhe radhët e drejtësisë, si dhe figura të ndryshme publike nga politika.

Maks Haxhia dhe Olsian Çela kanë qenë ndër të parët që kanë dalë kundër, ndërsa janë shprehur se ka më shumë dënime se në komunizëm, madje shtojnë se shumë nga dënimet janë qesharake.

Një rast është ai më poshtë, ku Kodi i ri Penal parashikon burg për dhunë gjatë ndeshjes, deri te tifozët nga “mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve”.

Neni 410             

Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv

1. Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv apo çdo personi të lidhur me veprimtarinë sportive, kryer për shkak të saj, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

2. Po kjo vepër, kur kryhet në mjedise sportive, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

3. Në çdo rast, gjykata jep dënimin plotësues të ndalimit të autorit për të marrë pjesë në veprimtari sportive për një periudhë deri në pesë vjet.

Neni 411             

Veprimet e dhunshme në veprimtaritë sportive

1. Hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të veprimtarisë sportive, nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në njëqind mijë lekë.

2. Kur nga kjo vepër ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të veprimtarisë sportive, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

3. Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një veprimtarie sportive, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

4. Kur nga veprimet e përmendura në paragrafin e tretë është dëmtuar çdo person që merr pjesë në veprimtarinë sportive, dënimi me burgim shtohet deri në një të dytën e tij.

5. Në çdo rast, gjykata jep dënimin plotësues të ndalimit të autorit për të marrë pjesë në veprimtaritë sportive për një periudhë kohore deri në pesë vjet.

/Newsport

Post navigation

Previous: Guardiola bën “çmenduri”, kalon 2 miliardë euro shpenzime
Next: Zhbllokohet sfida FCSB-Shkëndija, rihapet kualifikimi

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.