
Himara do të ketë stadium të ri dhe një skuadër për Superiore. Lajmi i bujshëm konfirmohet ekskluzivisht për “Panorama Sport” nga kryebashkiaku Vangjel Tavo.
Ai zbulon se në projekt-buxhetin e vitit 2026, që pritet të miratohet gjatë këtij muaji, do të kalojë projekti i stadiumit me rreth 3000 vende.
Ndërkohë, në një hap tjetër të shpejtë do të miratohet edhe krijimi i shoqatës për të nisur punën për ndërtimin e një ekipi që synohet të përsërisë historinë.
Tavo thekson se e ka sfidë ta çojë Himarën në Superligë dhe se këtë gjë do ta realizojë, pasi, siç thotë vetë, e ka përvojën në sport nga Gjirokastra.




